Sylvinho zgjedh titullarët kundër Kilit

Futboll

Sylvinho zgjedh titullarët kundër Kilit

Më: 22 mars 2024 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Kombëtarja shqiptare është gati për ndeshjen e parë të këtij viti. Kuqezinjtë përballen me Kilin në “Ennio Tardini” të Parmës, për herë të parë në histori kundër kombëtares latine.

Prova e parë në kuadër të Euro 2024, teksa të hënën (25) është radha e miqësores tjetër kundër Suedisë. Sylvinho ka zgjedhur titullarët e sotëm.

Thomas Strakosha mes shtyllave, teksa qendra e mbrojtjes formohet nga kapiteni Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj, me 25-vjeçarin që rimerr vendin e Ismajlit. Nga krahët Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj.

Mesfusha është e njëjta me atë të eliminatoreve. Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani. Disa metra më lart Nedim Bajrami. Në sulm rikthehet titullar Rey Manaj pas një kohe të gjatë.

Sulmuesi i Sivassporit do të mbështetet nga Jasir Asani dhe Taulant Seferi nga krahët. Shqipëri-Kili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat