Kili i papërmbajtshëm ndaj Shqipërisë! Ky rezultat nuk pritej 

Futboll

Kili i papërmbajtshëm ndaj Shqipërisë! Ky rezultat nuk pritej 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 mars 2024 Në ora: 20:30 Përditësuar në ora: 22:43 më 22.03.2024
Pamje nga ndeshja

Kili nuk fali

Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Kili, në ndeshjen miqësore që është zhvilluar në stadiumin e Parmës.

Kili ka dëshmuar lojë të mirë duke shënuar dy herë në portën shqiptare.

Shqipëria - Kili 0:3

Shënues: Eduardo Vargas (20'), Bolados (84'), Davila 90+2’).

Kartona të verdhë: Ramadani, Hysaj - Sanchez, Suazo.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani (Laçi 57'), Asllani, Bajrami (Muçi 72'), Asani (Muçolli 63'), Seferi (Hoxha 79'), Manaj (Broja 68').

Kili: Bravo, Isla (Fernandez 87'), Diaz, Lichnovsky, Suazo, Echeverria (Pavaz 90+3'), Nunez (Perez 72'), Osorio (Zavala 87'), Sanchez (Bolados 82'), Davila, Vargas (Brereton Diaz 72').

Një ndeshje që pati edhe paksa starte të ashpra, ndërsa kuqezinjtë patën rastin më të mirë në minutën e 76-të.

Në minutën e 20-të, Vargas nga rreth 15 metra e me goditje të fortë përtokë shënoi në këndin e poshtëm djathtë të portierit Strakosha , 1:0.

Në minutën e 76-të, Armando Broja shpërdoroi rastin më të mirë, kur pritej gol nga rreth 7-8 metra goditja e tij u bllokua nga një mbrojtës kilian.

Futbollisti Bolados është aktivizuar në minutën e 82-të dhe pas dy minutave shënoi për 0:2.

Për selektorin e Shqipërisë ishte një test i mirë për të pa formën e futbollistëve.

Në minutën e 90+2, Davila realizoi për 0:3. 

Duhet theksuar se futbollisti Arbër Hoxha ka debutuar nga minuta e 79-të për Shqipërinëë.

Shqipëria mposhtet

(E plotësuar) - 90' Kili po tregon lojë të mirë.

84' Bolados sa po futet në lojël dhe shënoi për 0:2.

81' Arbër Hoxha debutoi për Shqipërinë.

76' Armando Broja shpërdoroi rastin ml të mirë, kur pritej gol nga rreth 7-8 metra goditja e tij u bllokua nga një mbrojtës kilian.

74' Shqipërisë i mungojnë rastet.

68' Futet Broja në lojë.

60' Kili po do golin tjetër.

Shqipëria - Kili 0:2

Shënues: Eduardo Vargas (20'), Bolados (84')..

Kartona të verdhë: Ramadani, Hysaj - Sanchez, Suazo.

]Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani (Laçi 57'), Asllani, Bajrami (Muçi 72'), Asani (Muçolli 63'), Seferi (Hoxha 79'), Manaj (Broja 68').

Kili: Bravo, Isla (Fernandez 87'), Diaz, Lichnovsky, Suazo, Echeverria, Nunez (Perez 72'), Osorio (Zavala 87'), Sanchez (Bolados 82'), Davila, Vargas (Brereton Diaz 72').

57' Kili i rrezikshëm.

51' Kili po liuan mirë.

47' Shqipëria synon barazimin.

Përfundon pjesa e parë.44' Kili po tregon mbrojtje të fortë.

41' Ndeshja po luhet në Parma.

38' Nuk mungojnë startet paksa të ashpra..

33' Dy kartona të verdhë deri me tash.30' Shqipëria në presion.

27' Shqipëria kërkon të barazojë rezultatin.

24' Ndeshje e luftuar.

20' Eduardo Vargas kaloi në epërsi Kilin.

18' Shqipëria po tregon lojë të mirë.

Shqipëria - Kili 0:1

Shënues: Eduardo Vargas (20').

Kartona të verdhë: Ramadani - Sanchez.

]Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Manaj.

Kili: Bravo, Isla, Diaz, Lichnovsky, Suazo, Echeverria, Nunez, Osorio, Sanchez, Davila, Vargas.

12' Lojë e mirë.

10’ Bajrami vjedh topin në zonën kundërshtare, pason për Manajt i cili nuk arrin të devijojë para Bravo.

9' Ende pa gola.

7’ Ramadani afrohet në kufijtë e zonës kundërshtare duke tentuar të gjuajë, por shkakton faull ndaj Etçeverria dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

4' Ndeshje e mirë.

3’ Mitaj mbyll mirë hapësirat për një tjetër top të gjatë në adresë të Isla nga e djathta, duke shoqëruar sferën në fundore.

2’ Isla del në sulm nga e djathta, por vijërojtësi e sinjalizon në pozicion jashtë loje.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Sylvinho bën befasinë e madhe në sulm

Mbrëmjen e kësaj të premteje, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të sfidojnë në “Ennio Tardini”, të Parmës, kombëtaren e Kilit, në testin e parë zyrtar, para finaleve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani, test, në të cilin pritet të ketë goxha rotacion edhe në rreshtimin e lojtarëve.

Ndryshimi i parë nga Sylvinho vjen në portë, teknikun brazilian, që është i detyruar të vendosë mes shtyllave “gardianin” e Brentford, Thomas Strakosha, me të zakonshmin, Berisha, që mungon për shkak të një dëmtimi. Në krahët e mbrojtjes janë Elseid Hysaj e Mario Mitaj, me qendrën që mbulohet nga kapiteni Berat Gjimshiti dhe “shtatlarti” i Famalicao, Enea Mihaj, me këtë të fundit, që zëvendëson Ismajlin e dëmtuar.

Mesfusha është e njëjtë, me tre “dirigjentët” e eleminatoreve, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani e Nedim Bajrami, që do të jenë “truri” i “Kuqezinjve”. Në krahun e djathtë si zakonisht do të jetë “magjia” e sulmit të “Legjionarëve”, Jasir Asani e në krahun tjetër do të jetë si zakonisht më “punëtori” i grupit, Taulant Seferi.

Në majën e sulmit vjen edhe “surpriza” e madhe, mte teknikun Sylvinho, që i ka besuar vijën e fundit të repartit ofensiv, “bomberit” të Sivasspor, Rey Manaj, me këtë të fundit, që ka shkëlqyer, që prej kalimit të tij, në elitën e futbollit turk, duke shënuar plot 15 gola, në 25 sfidat e kampionatit, teksa vetëm Edin Dzeko e Mauro Icardi, sulmues këto të nivelit elitar kanë bërë më mirë se lushnjari, me respektivisht 3 dhe 2 gola, më shumë se Manaj.

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Kilit

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot testin e parë miqësor për vitin 2024, një përballje shumë interesante ndaj Kilit ku trajneri Silvinjo do të fillojë punën konkrete për pjesëmarrjen në Europian.

Trajneri Silvinjo ka vendosur që në këtë ndeshje t’u besojë kryesisht lojtarëve me të cilët përballoi kualifikueset, me lëvizje të vogla në rreshtim.

Por aty bie në sy aktivizimi i Rei Manajt nga minuta e parë në një test që do të jetë i rëndësishëm për të parë se si do të përshtatet ai në skemat e kuqezinjve.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Manaj.
Trajner: Silvinjo

KILI: Bravo, Isla, Diaz, Liçnovski, Suazo, Etçeverria, Nunjez, Osorio, Sançez, Davila, Vargas.
Trajner: Rikardo Gareka.

Shqipëria apo Kili? 

Gjithçka gati për ballafaqimin në Parma të Italisë, mes Shqipërisë dhe Kilit.

Ndeshje miqësore që pritet me kureshtje nga dashamirët e futbollit.

Shqipëria ndeshet me kombëtaren e fortë siç është Kili. 

Shqipëria - Kili

]Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Manaj.
Kili: Bravo, Isla, Diaz, Lichnovsky, Suazo, Echeverria, Nunez, Osorio, Sanchez, Davila, Vargas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat