Kapiteni i Leverkusenit: Mos e pengoni Alonsin, le të largohet!

Futboll

Kapiteni i Leverkusenit: Mos e pengoni Alonsin, le të largohet!

Më: 23 mars 2024 Në ora: 13:17
Xabi Alonso

Xabi Alonso është në rrugën e duhur për t’i dhuruar Bayer Leverkusenit titullin e parë në historinë e Bundesligës.

Tekniku spanjoll po bën një punë të shkëlqyer në krye të “Aspirinave” që në këtë sezon mbeten e vetmja skuadër e pamposhtur në të gjitha kompeticionet ku marrin pjesë.

Falë kësaj ecurie, puna e Xabi Alonsos është vlerësuar së tepërmi dhe tashmë 42-vjeçari është në fokusin e Liverpool dhe Bayern Munich.

Kapiteni i skuadrës së Leverkusen, Lukas Hradecky thekson se klubi nuk duhet ta pengojë Alonson nëse spanjolli dëshiron të largohet në fundin e sezonit, pasi sipas 34-vjeçarit.

Trajneri tashmë e ka fituar të drejtën për të vendosur vetë të ardhmen.

“Ëndrra dhe dëshira jonë është që Xabi Alonso të qëndrojë, por askush nuk ka të drejtë të debatojë me të nëse fitojmë kampionatin dhe ai vendos të largohet. Ne e shohim çdo ditë dedikimin e tij për Leverkusenin dhe sa e shijon jetën këtu.

Por, mendoj se është një zotëri i vërtetë dhe do të marrë vendimin e duhur për të ardhmen.

Unë e falenderoj për atmosferën që ka përçuar në skuadër, është padyshim ekipi më i mirë në të cilin kam luajtur. Kemi 18, 19 apo 20 lojtarë dhe pak rëndësi ka se kush luan në fushë.

Ne kemi shumë taktika që i përdorim dhe kundërshtarët e kanë “jetën” të vështirë përballë nesh”, u shpreh 34-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat