Edhe Kane i mungon Anglisë kundër Brazilit

Futboll

Edhe Kane i mungon Anglisë kundër Brazilit

Më: 23 mars 2024 Në ora: 14:25
Harry Kane

Një tjetër goditje për Kombëtaren e Anglisë para ndeshjeve miqësorë të këtij muaji.

Pasi u konfirmua mungesa e Bukayo Sakas, tash një tjetër futbollist do të mungojë.

Bëhet fjalë për kapitenin e anglezëve, Harry Kane, i cili nuk do të luaj sot kundër kombëtares së Brazilit, si pasoj e lëndimit.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.

“Harry do të humbasë ndeshjen e nesërme dhe ai është gjithashtu një dyshim i madh për ndeshjen e ardhshme”, deklaroi Southgate në konferencë për media.

Sulmuesi anglez mund të humbas edhe ndeshjen ndaj Belgjikës, e cila zhvillohet më 26 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat