Ky do të jetë vendimi i Interit

Futboll

Ky do të jetë vendimi i Interit

Më: 23 mars 2024 Në ora: 15:21
Jesus e Acerbi

Francesco Acerbi do t’ia sheh sherrin ofendimit në baza racore që ia bëri mbrojtësit të Napolit, Juan Jesus, gjatë përballjes Inter – Napoli në Serie A.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Interi është i zemëruar me mbrojtësin e tyre Acerbi, dhe do të ndajë rrugët me veteranin në rast se ai shpallet fajtor për abuzim racor.

36-vjeçari ka dhënë dëshminë e tij të premten në mëngjes dhe rrezikon të paktën një dënim prej dhjetë ndeshjeve nëse shpallet fajtor për racizëm.

Interi përveç se është i zemëruar me Acerbin, jo vetëm për shkak të incidentit, por edhe për mënyrën se si ai e trajtoi këtë çështje publikisht.

Kontrata e italianit skadon në qershor të vitit 2025, kështu që Inter do të duhej të gjente një mënyrë për ta larguar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat