Shqipëria ra në momentin kur siguroi kualifikimin në Europian

Futboll

Shqipëria ra në momentin kur siguroi kualifikimin në Europian

Më: 23 mars 2024 Në ora: 15:28
Hysaj

Ishte dikur frika më e madhe e Silvinjos dhe që u bë realitet, por fatmirësisht në një moment që nuk bëri shumë dëm.

Pas një Kombëtare të magjishme, ndeshja e fundit e një nate për të merituar 10 me yll ishte ajo fitore 3-0 kundër Çekisë, aty ku siguruam thuajse edhe matematikisht kualifikimin në Europian.

Që pas asaj ndeshje, performanca e Kombëtares ra ndjeshëm. Pas saj erdhën dy barazime kundër Moldavisë dhe Ishujt Faroe dhe më pas një humbje kundër Kilit.

]Shqipëria tregon qartë se humbet shumë nga lufta dhe identiteti i saj kur luan pa objektiv dhe është e shkujdesur, por do të jetë po ky ekip që me siguri do të transformohet dhe do të ketë të njëjtën magji kur Euro24 të fillojë në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat