Pickford: Nuk e mendojmë diçka të tillë

Futboll

Pickford: Nuk e mendojmë diçka të tillë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 19:15
Pickford e Southgate

Pas plot tre turneve madhorë, tekniku Gareth Southgate, duket se do të udhëheqë, në Kampionatin Evropian, Anglinë për herën e katërt dhe të fundit, në një kompeticion tejet të rëndësishëm, e kontratën e trajnerit të “Tre Luanëve”, që skadon në fundin e këtij viti dhe tabloidet britanike e kanë lidhur ngushtë teknikun me një kalim në stolin e “Djajve”, të Manchester United.

Megjithatë, duket se në kampin e Kombëtares gjithçka është e qetë, me “gardianin” e portës, Jordan Pickford, i cili gjatë një prononcimi për mediat, në prag të sfidës ndaj Brazilit është shprehur se për momentin ata po mendojnë vetëm për të fituar trofeun e lakmuar, gjë të cilën Southgate nuk e ka bëri dot, në finalen e vitit 2021, përballë Italisë.

“Ne kemi një qëllim dhe ai është të fitojmë EURO 2024-ën.

Ne si lojtarë, mendoj edhe trajneri dhe stafi, jemi të fokusuar në këtë qëllim. Mendoj se të gjitha thashethemet rreth çdo teme tjetër ka të ngjarë të diskutohet më pas”,- u shpreh kapiteni i Everton dhe “numri 1” i portës së Kombëtares së Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat