Skuadra e Armando Dobrës rikthehet në Ligën e Dytë angleze pas 6 vitesh

Futboll

Skuadra e Armando Dobrës rikthehet në Ligën e Dytë angleze pas 6 vitesh

Më: 23 mars 2024 Në ora: 19:38
Skuadra e Armando Dobrës në festë

Skuadra e Armando Dobrës, Çestërfild ka siguruar matematikisht rikthimin në Ligën e Dytë angleze.

Kjo u arrit pas fitores 3-0 ndaj Boreham Ud dhe tashmë kryesojnë kreun me 95 pikë, 21 pikësh më shumë se vendi i dytë.

Xhemi Grims shënoi dygolësh ndërsa tjetri u realizua nga Mandevile.

Ekipi ku luan mesfushori shqiptar rikthehet në Ligën e Dytë pas një mungese gjashtëvjeçare dhe mund të thyejnë një rekord të nivelit të pestë të vendosur nga Urexham.

Në fund ka shpërthyer festa dhe tifozët kanë zbritur në fushë për të festuar me futbollistët dhe me stafin teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat