Barça do Guimaraesin

Futboll

Barça do Guimaraesin

Më: 24 mars 2024 Në ora: 17:38
Bruno Guimaraes

Barça do Guimaraesin!

Pavarësisht se është vetëm në sezonin e tij të dytë, me “Katalanasit” e Barcelona, “bomberi” polak, Robert Lewandowski mund të jetë prag largimi nga “gjigantët” spanjollë, në fund të këtij sezon, me “Blaugranat” që kërkojnë transferimin e brazilianit të Newcastle, Bruno Guimaraes.

Sipas raportimeve më të fundit të medieae britanike, mesfushori është i zemëruar me eliminimin nga Champions League dhe dëshiron të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube vitin e ardhshëm, ndaj theksohet se ai mund të jetë i hapur dhe i gatshëm të dëgjojë ofertat nga Spanja.

“Katalanasit” nuk kanë mjaftueshëm para në “arkë”, ndaj afrimi i Guimaraes sjellë si nevojë që te Barcelona të ketë edhe “sakrifica”, pasi klauzola e lirimit të mesfushorit është plot 116.3 milionë euro, ndërsa emri që “Blaugranat” planifikojnë të nxjerrin në shitje është Robert Lewandowksi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat