Mourinho: Dua të punoj!

Futboll

Mourinho: Dua të punoj!

Më: 24 mars 2024 Në ora: 18:32
Mourinho

Pas “ndarjes” me Roma-n në janar, trajneri Jose Mourinho është në kërkim të një skuadre të re, për t’u “rikthyer” në botën e futbollit.

Ndërsa ka qenë prezent në Çmimin e Madh të MotoGP në Portimao, në Portugali këtë të shtunë, trajneri është pyetur pikërisht për të ardhmen e tij.

Tekniku portugez deklaroi se dëshiron që të fillojë punë sa më shpejt, që nga vera, ndërsa nuk shprehu preferenca për një klub të caktuar.

“Nuk kam nisur bisedime me asnjë klub, jam i lirë, por dua të punoj që nga vera. Një kthim në Portugali? Futbolli është jeta ime, unë mund të stërvit kudo“-u shpreh Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat