Pavard: Inter-i më ndihmoi me Kombëtaren

Futboll

Pavard: Inter-i më ndihmoi me Kombëtaren

Më: 24 mars 2024 Në ora: 18:59
Benjamin Pavard

Benjamin Pavard ka deklaruar nga grumbullimi me kombëtaren e Francës se ndjehet shumë i lumtur në Itali dhe se e sheh veten për shumë gjatë pjesë të Inter-i.

Në prononcimi e dhënë për mediet, mbrojtësi u shpreh se qëllimi i “zikaltërve” këtë sezon është fitorja e titullit.

“E shoh veten te Inter-i për shumë vite. Jam shumë i lumtur, zbulova një vend përrallor ku fansat janë të jashtëzakonshëm. Ngrohtësia e tifozëve në Itali është e pabesueshme, është e mrekullueshme të luash këtu. Te Inter jam përmirësuar si lojtar. Titulli? Po, do e fitojmë!”-deklaroi ai.

Më tej, francezi shtoi se u largua nga Bayern Munich te Inter-i për të luajtur si qendërmbrojtës dhe kjo gjë i ka dhënë shansin që të luajë edhe në Kombëtare në atë rol.

“Momenti më i mirë i jetës sime? Jo domosdoshmërisht, por një moment që e vlerësoj shumë është që u largova nga Bayern për të luajtur qendërmbrojtës, e bëj këtë te Inter dhe kam shansin të thirrem në Francë në atë rol”-tha ndër të tjera Benjamin Pavard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat