Koke rinovon kontratën me Atletico Madridin

Futboll

Koke rinovon kontratën me Atletico Madridin

Më: 25 mars 2024 Në ora: 14:55
Koke

Atletico Madrid dhe mesfushori Koke, kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

Koke do të vesh fanellën e madrilenëve deri në verë e vitit 2025.

Kontrata aktuale e lojtarit me skuadrën e Diego Simones skadon në fund të këtij sezoni, por Koke ka firmosur kontratën e re me Atletico Madridin.

Klubi spanjoll përmes një njoftimi, ka konfirmuar rinovimin e Koke me Atletico Madridin.

“Historia vazhdon”, shkruan klubi spanjoll në rrjetet sociale.

Koke konsiderohet një nga futbollistët më të rëndësishëm tek Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat