Bayern kërkon risi mes shtyllave, “Bavarezët” pas “gardianit” francez

Futboll

Bayern kërkon risi mes shtyllave, “Bavarezët” pas “gardianit” francez

Më: 26 mars 2024 Në ora: 07:04
Mike Maignan.

Prej kohësh tashmë, në mediat italiane e ato gjermane, po qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajmë, që lidhin interesimin e “bavarezëve” të Bayern Munich, me një prej protagonistëve absolut të 19 herë kampionëve të Italisë.

Në “radarët” e “bavarezëve” ka rënë një prej “yjeve” francez të “Djajve” të Milanos, me kampionët e Bundesliga që prej kohësh janë në kërkim të një “gardiani” të ri për portën dhe këtu hyn në skenë, Mike Maignan.

Francezi ka bërë paraqitje të shkëlqyera me “kuqezinjtë” e Milanos.

Ku kjo ka tërhequr vëmendjen e “gjigandëve” të Mynihut, të cilët po kërkojnë një pasues të denjë për “legjendën” e portës, Manuel Neuer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat