Kush do të kualifikohet?

Futboll

Kush do të kualifikohet?

Më: 26 mars 2024 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Mungojnë ende tre kombëtare për të kompletuar tablonë e pjesëmarrëseve në “Euro 2024”, në Gjermani, turne që do të zhvillohet mes datave 14 qershor-14 korrik.

Dhe sfidat e shumëpritura, të ekipeve që mund ta fitojnë këtë të drejtë nga “finalet” e Ligës së Kombeve u zhvilluan të enjten, ku nga 6 gjysmëfinale tashmë janë njohur edhe tri duelet finaliste, në fund të të cilave do të zbulohen edhe tri përfaqësueset që do të plotësojnë pazëllin e Europianit.

Pas mbrëmjes së të enjtes u kualifikuan Gjeorgjia, Ukraina, Greqia, Islanda, Polonia dhe Uellsi.

Ndërkohë, tri finalet mes Gjeorgji-Greqi, Islandë-Ukrainë dhe Poloni-Uells do të luhen sot në mbrëmje, më 26 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat