Fenerbahce kërkon “azil” në ligat kryesore të Europës

Futboll

Fenerbahce kërkon “azil” në ligat kryesore të Europës

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:03
Fenerbahce

Lajme të bujshme vijnë nga Turqia për klubin e Fenerbahce. Pas sulmit në fushë nga disa ultras të Trabzonspor, thuhet se klubi po shqyrton mundësinë e braktisjes së ligës turke dhe të kërkojë një strehim në La Liga të Spanjës ose në Ligue 1 të Francës.

Një mbledhje e përgjithshme e jashtëzakonshme u thirr të martën më 2 prill për të bërë një bilanc të situatës dhe për të marrë një vendim për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren, duke përfshirë mundësinë e kërkimit të “azilit” në një kampionat tjetër.

Një hipotezë e bujshme, e cila do të shënonte jo vetëm historinë e Fenerbahce, por që mund të prishte edhe të gjithë panoramën e futbollit europian.

Sipas Marca që citon median turke ‘BTP’, Fener mund të kërkojë një transferim në ligat kryesore spanjolle, franceze, holandeze dhe belge . Megjithatë, duket se nuk ka asnjë hapje në lidhje me mundësinë për të kërkuar mikpritje nga Serie A, Premier League apo Bundesliga .

Në çdo rast, nuk do të ishte një transferim i thjeshtë për t’u realizuar. Për momentin, në fakt, nuk është ende e qartë sesi Fenerbahce mund të hyjë në një kampionat të huaj pa prishur kalendarët dhe hierarkitë e saj dhe pa penalizuar tifozët e saj që prej disa ditësh janë në shok dhe kërkojnë siguri për të ardhmen..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat