Kosova U19 - Slloveninë U19, formacionet zyrtare

Futboll

Kosova U19 - Slloveninë U19, formacionet zyrtare

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës U19 do të përballet me bashkëmoshatarët e tyre të Sllovenisë në ndeshjen vendimtare të Grupit në Elite Round për të kaluar në Kampionatin Evropian.

Dardanët e trajnerit Adil Maliqi do të zbresin në fushë me fillim nga ora 12:00 në një ndeshje që nuk varet vetëm rezultati i tyre për kualifikim, por duhet presin edhe nga dueli tjetër një rezultat të favorshëm.

Pas dy ndeshjeve të para, Kosova U19 ka një fitore dhe një humbje duke zënë vendin e dytë me tre pikë, një më pak se Spanja, derisa Austria ka gjithashtu tre pikë dhe Sllovenia tanimë pa gjasa me vetëm një pikë.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidën vendimtare, derisa mungesa e madhe për Dardanët është sulmuesi kryesor Eliot Bujupi.

Formacionet zyrtare:

Sllovenia U19: Strasberger, Hempt, Malic, Obric, Bendra, Kojic, Trdan, Lorbek, Potocnik, Jakupovic, Jevsenak.

Kosova U19: Avdija, Lleshi, Sylaj, Zeqiraj, Dobruna, Gërbovci, Salihu, Gashi, Gashijan, Jashari, I.Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat