Kukësi rikthehet ‘frikshëm’ për mbijetesën

Futboll

Kukësi rikthehet ‘frikshëm’ për mbijetesën

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:08
Kukësi

Egnatia – Kukësi është një sfidat e javës së 29-të të Superiores që do të luhet ditën e premte në orën 15:00.

Një duel mjaft interesant që vë përballë dy ekipet që janë të “dënuara” vetëm për 3 pikët.

Verilindorët kanë arritur të marrin rezultate pozitive në javët e fundit, teksa pas fitoreve me Laçin dhe Vllaznia do të tentojnë një tjetër fitore ndaj rrogozhinasve. Ndërkohë nga krahu tjetër skuadra e Edlir Tetovës nuk e njeh fitoren prej 7 javësh dhe kundër ekipit të Bledar Devollit nuk kanë zgjidhje tjetër përveç fitoren në shtëpi.

Në fakt Egnatia ka në anën e saj edhe statistikat. Në 3 përballet e këtij sezonit ia kanë dalë të marrin 3 fitore.

Plot 9 pikë i kanë marrë skuadrës së Kukësit, me këto të fundit që do të kërkojnë që të sigurojnë edhe fitoren e parë ndaj rrogozhinasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat