Dy mbrojtës drejt largimit nga Tirana

Futboll

Dy mbrojtës drejt largimit nga Tirana

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:10
Tirana

Jemi 8 ndeshje drejt fundit të kampionatit dhe klubet kanë disa çështje për të zgjidhur. Shumë lojtarë dalin të lirë në fund të këtoj sezoni, pasi iu përfundojnë kontratat aktuale.

Në këto kushte Te Tirana janë dy mbrojtës që u përfundon kontrata në fund të sezonit. Filip Najdovski dhe Bruno Lulaj mund të largohen nga bardheblutë me parametra zero. Dy futbollistë mjaft të rëndësishëm për kryeqytetasit që mund të ndajnë rrugët në qershor.

Klubi ende nuk u ka ofruar rinovimin dhe në këto kushte aktualisht nuk ka asgjë aktuale mes palëve për të vazhduar apo jo bashkëpunimin mes tyre.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Najdovskit dhe klubit nuk është më e mira e mundshme, ndërsa për ish-lojtarin e Kukësit ka pasur vazhdimisht interesime nga Elbasani. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës dhe cila do të jetë e ardhmja e dy futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat