Mbappe “ndez” zërat

Futboll

Mbappe “ndez” zërat

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:19
Kylian Mbappe

Duke folur në një konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares franceze, Kylian Mbappe ka ndezur edhe një herë zërat për të ardhmen e tij, me kontratën e sulmuesit me Paris Saint-Germain që skadon në verë.

Sulmuesi francez tha me shaka në prag të ndeshjes miqësore ndaj Kilit, se po në Spanjë do e shohin pak më shumë.

“Tchouameni tha se do të më shohin më shumë në Spanjë? Epo, me PSG-në luajta kundër Real Sociedad dhe tani Barcelona na pret në çerekfinale të Champions League.

Nëse shkojmë më tej, ndoshta do të përballemi me Atletico Madridin e Simeones në gjysmëfinale.

Kështu që unë do të thosha po, spanjollët patjetër do të më shohin pak më shumë”-deklaroi Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat