Lajme të mira për Inzaghin

Futboll

Lajme të mira për Inzaghin

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:20
Sommer

Buzëqesh pjesërisht Simone Inzaghi, pasi Yann Sommer dhe Stefan De Vrij kanë kryer testet mjekësore, për të verifikuar shkallën e dëmtimeve të pësuar në kombëtaret përkatëse.

Portieri zviceran duket në gjendje mjaft të mirë dhe do të monitorohet ditë pas dite, por gjasat janë që të jetë rikuperuar plotësisht për ndeshjen e 1 prillit ndaj Empolit në “San Siro”.

Më e komplikuar duket situata për mbrojtësin holandez, që ka pësuar një dëmtim muskulor dhe është e sigurt mungesa e tij ndaj Empolit, teksa vetëm më pas do të verifikohet nëse mund të nisë përgatitjen me grupin.

Gjasat janë që De Vrij të rikthehet pas një pushimi dy javor, teksa për përballjen me Empolin, Inzaghi do të duhet të bëjë llogaritë me Bisseck e Pavard, që do të kompletojnë treshen e prapavijës bashkë me Bastonin.

Ky skenar vlen vetëm në rast të një pezullimi te Francesco Acerbit, që po hetohet për përdorim frazash racizimi ndaj mbrojtësit të Napolit, Juan Jesus pak ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat