Gjermania në rrugën e duhur

Futboll

Gjermania në rrugën e duhur

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:28
Julian Nagelsmann

Julian Nagelsmann nuk e përjashton opsionin e rinovimit me kombëtaren e Gjermanisë edhe pas Euro 2024. 36-vjeçari mori përsipër drejtimin e përfaqësueses pas shkarkimit nga Bayerni në mesin e sezonit të kaluar teksa u bind nga projekti për të udhëhequr Gjermaninë në Europianin vendas.

Fitorja 2-0 ndaj Francës në miqësore ka lënë shije të mirë dhe mund të ndryshojë dhe mendimin e Nagelsmann për të ardhmen. Ndonëse lidhet me shumë klube, ish-trajneri i Bayernit mund të zgjedhë të qëndrojë me kombëtaren edhe pas përfundimit të Europianit, nëse performanca është e duhura në evenimentin e rëndësishëm.

“Qëndrimi im varet nga oferta që do të kem. Sigurisht, jam i lumtur kur protagonistët janë të lumtur me stafin e trajnerëve.

Nuk është e pamundur të qëndroj edhe pas Europianit. Fillimisht, përqendrim maksimal në këtë kompeticion që kemi përpara, më pas do të diskutojmë për të ardhmen”, u shpreh Nagelsmann.

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bern Neundorf, konfirmoi se ata janë në tratativa me Nagelsmann për një rinovim të mundshëm. Euro 2024 do të jetë eventi i parë që Gjermania organizon në shtëpi që prej Botërorit të 2006, kur “Panzerat” avanconin deri në gjysmëfinalen e turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat