Ish futbollisti që tronditi Beogradin: Pa shpirt gare, futbollistët nuk mund të luajnë me Kombëtaren e Shqipërisë

Futboll

Ish futbollisti që tronditi Beogradin: Pa shpirt gare, futbollistët nuk mund të luajnë me Kombëtaren e Shqipërisë

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:46
Sokol Kushta dhe Shqipëria

Legjenda vlonjate, Sokol Kushta ka reaguar pas ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Suedisë, ku kuqezinjtë pavarësisht humbjes zhvilluan një ndeshje të mirë.

Kushta edhe sot mbahet mend kur në vitin 1987 e tronditi me një gol partizanin e Beogradit dhe me Flamurtarin e Vlorës e eliminuan nga garat evropiane. 

Ai shprehet se trajneri Silvinjo ndryshoi situatën dhe se fituan Armando Brojën.

Ndër të tjera, Kushta shkruan se pa shpirt gare dhe sakrifica, futbollistët nuk mund të luajnë me Kombëtaren.

“Mbas dushit te ftohtë qe kaloi kombëtarja me Kilin, dje trajneri Silvinjo na tregoj qe di te ndryshoj situatën..

Dje kombëtarja dhe trajneri fitoi Brojen, fitoi një variant te ri taktik dhe më shumë nga të gjitha i dha të kuptoj lojtarëve se pa shpirt gare dhe sakrifica nuk mundet të luajnë dot futboll me kombëtaren”, ka shkruar Kushta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat