Carvajal: Kundër Brazilit do përdor të gjitha “armët” e mia ndaj Vinicius dhe Rodrygo-s!

Futboll

Carvajal: Kundër Brazilit do përdor të gjitha “armët” e mia ndaj Vinicius dhe Rodrygo-s!

Më: 26 mars 2024 Në ora: 12:13
Carvajal

Mbrojtësi i Spanjës, Daniel Carvajal “kërcënoi” shokët e tij të skuadrës te Real Madrid, që janë pjesë e kombëtares së Brazilit, në prag të ndeshjes miqësore mes dy skuadrave në fjalë.

Në konferencën e dhënë për mediet, në prag të këtij takimi, Carvajal u shpreh se do të përdorë të gjitha “armët” e tija për të ndalur Vinicius dhe Rodrygo-n.

“Nëse do të kem disa minuta lojë në ndeshjen kundër Brazilit, do të përdor të gjitha armët kundër tyre, Rodrygo dhe Vinicius do ta kenë shumë të vështirë, sepse ne jemi të fortë në mbrojtje. Vini është shumë i talentuar, është e vështirë të ruash përqendrimin kur përballesh me të.

Duhet të qëndrojmë solidë, të mbulojmë hapësirat dhe të gjithë t’i japim dorën njëri-tjetrit, sepse me talentin e tij ai mund të vërë këdo në vështirësi”-deklaroi Carvajal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat