A janë shitur të gjitha biletat për sfidën Hungari - Kosovë? Federata hungareze tregon

Futboll

A janë shitur të gjitha biletat për sfidën Hungari - Kosovë? Federata hungareze tregon

Nga: K.Goca Më: 26 mars 2024 Në ora: 12:32
Stadiumi

Ndryshe nga ndeshjet e tjera të kombëtares hungareze të futbollit, biletat për ndeshjen kundër Kosovës nuk u shitën shumë shpejt, shkruan mediumi hungarez “nemzetisport”.

“Megjithatë Federata Hungareze e Futbollit njoftoi në faqen e saj të martën në mëngjes se të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen miqësore”, shkruan më tej mediumi hungarez.

Ndeshje luhet sonte në orën 19.00 në stadiumin 'Puskas Arena' në Budapest.

Kosova pas fitores me 1:0 në Yerevan ndaj Armenisë, sonte synon rezultat edhe në miqësoren e radhës me Hungarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat