Talenti brazilian rrëfen dramën e fëmijërisë së tij

Futboll

Talenti brazilian rrëfen dramën e fëmijërisë së tij

Më: 26 mars 2024 Në ora: 13:26
Endrik

Talenti brazilian, Endrik i cili në moshën 17 vjeçare i shënoi gol Anglisë në “Wembely”, do të jetë pjesë e Real Madrid sapo të mbush 18-vjeç.

Në një intervistë për “The Player Tribune”, ai ka treguar të gjithë peripecitë që ka kaluar në fëmijërinë e tij, por fillimisht zbuloi letrën që i kishte shkruar vëllait të vogël.

“Nuk e di kur do ta lexosh këtë letër, por në këto momente je 4 vjeç dhe jeta jonë ka ndryshuar shumë shpejt.

Në muajt e ardhshëm do të shkoj në Spanjë, të luaj për Real Madrid, skuadrën që kam zgjedhur gjithnjë kur luaja PlayStation.

Kur isha 10 vjeç, e kuptova për herë të parë se gjërat nuk po shkojnë mirë, situata ishte shumë e vështirë. Atëherë pash babin tim duke qarë. Babai më tregon, se në atë kohë, i shkova dhe i thashë:

Mos u mërzit, do të bëhem futbollist dhe do t’iu nxjerr nga kjo situatë. Nëna ime la shtëpinë për të më ndjekur te Palmeiras.

Aty, në dhomën time, kishte vetëm një krevat, ajo shtrohej në tokë. Atëherë nuk kishim një apartament luksoz si tani, madje nuk kishim as frigorifer, e as për të ngrënë”, rrëfeu ndër të tjera ylli brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat