Xherdan Shaqiri pas golit, përmend edhe Petkoviqin: Gjithmonë shkruhet shumë në media 

Futboll

Xherdan Shaqiri pas golit, përmend edhe Petkoviqin: Gjithmonë shkruhet shumë në media 

Nga: K.Goca Më: 26 mars 2024 Në ora: 23:11
Xherdan Shaqiri shënoi nga gjuajtja e lirë

Futbollisti Xherdan Shaqiri është sikur në qiellin e shtatë, ka shënuar gol nga goditja e lirë rreth 17 metra, duke i siguruar fitoren me rezultat 1:0 Zvicrës në Dublin kundër Republikës së Irlandës.

Një fitore e rëndësishme në një ndeshje miqësore. 

“Gjithmonë shkruhet shumë në media. Në ndeshjen e parë ramë dakord që të mos luaja që në fillim dhe në ndeshjen e dytë që të luaja.

Jam i lumtur që arrita të ndihmoja skuadrën sot dhe që arritëm të merrnim fitore..

Fituam për herë të fundit në shtator.

Kjo është e rëndësishme për moralin, edhe për Kampionatin Evropian.

Ne në fakt nuk praktikuam goditjet e lira.

Dy shokë të skuadrës qëndronin në mur dhe unë u thashë të largoheshin nga rruga.

Më pëlqen shumë të luaj në këtë pozicion.

Këtë rol e kam pasur edhe me Petkoviqin. Por është gjithashtu e qartë se sezoni im sapo ka filluar.

Goli i 30-të ndërkombëtar është një numër i mirë”, tha Shaqiri, transmeton “SRF”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat