Toni Kroos do të vazhdojë të paktën edhe një sezon te Real Madridi.
Kështu bën me dije gazetari Fabrizio Romano, i cili flet për një rinovim të afërt, deri në vitin 2025.
Marrëveshja mes gjermanit dhe klubit madrilen thuhet se ka qenë e nxituar në orët e fundit dhe nënshkrimi zyrtar pritet në ditët në vijim.
Mesfushori 34-vjeçar kishte lënë të kuptohet tashmë në synimet e tij për të vazhduar te klubi i bardhë, por e ardhmja e tij nuk dihej. Kroos e përfundon kontratën aktuale në qershor, por duket i gatshëm ta zgjasë karrierën e tij në elitë.
Në këtë kuptim, “basti” i tij është i dyfishtë: mesfushori nuk është rikthyer vetëm te kombëtarja gjermane, ku ka treguar shpejt se do të jetë një lojtar kyç, por po hedh edhe hapin e rinovimit me “Los Blancos”.
Vetë futbollisti ka theksuar pak ditë më parë se e ardhmja e tij do të vendoset në muajt në vijim, por duket se ngjarjet kanë nxituar.