Shqiptari që po çudit Anglinë, gol spektakolar

Futboll

Shqiptari që po çudit Anglinë, gol spektakolar

Më: 29 mars 2024 Në ora: 15:42
Bristol City

Anis Mehmeti shndërrohet në protagonist në Championship me skuadrën e Bristol City.

Sulmuesi shqiptar i dhuroi fitoren skuadrës së tij teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 73, përballë Leicester City.

Bristol fitoi me shifrat 1-0 falë golit të Mehmetit, një gol që për nga mënyra e ekzekutimit ishte shumë i bukur.

23-vjeçari kontrolloi topin në hyrje të zonës kundërshtare dhe me një goditje preçize e të fortë me të majtën shkundi rrjetën për të ndezur festën te Bristol City.

Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për Mehmetin teksa në llogarinë e sulmuesit është edhe një asist. Pas kësaj fitoreje, Bristol ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vend të 12 ndërsa Leicester mban vendin e dytë me 82 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat