Marota: Nuk them asgjë

Futboll

Marota: Nuk them asgjë

Më: 29 mars 2024 Në ora: 16:14
Bepe Marota

Vendimi i Komisionit të Disiplinës për të mos dënuar Françesko Açerbin ka qenë tema më e diskutuar në ditët e fundit në Itali.

Skuadra e Interit nuk ka dalë me një deklaratë pas vendimit, ndërsa mediat kanë dashur që të pyesin administratorin Bepe Marota.

I pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të federatës ai ka dribluar gazetarët që i kanë drejtuar mikrofonin.

“Nuk kam asgjë për të thënë”, ishte fjala e shkurtër e Marotës.

Zikaltrit vendosën që të mbanin një profil të ulët në këtë situatë dhe gjithçka u zgjidh në favor të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat