Klopp: E kuptoj pse e bëri

Futboll

Klopp: E kuptoj pse e bëri

Më: 29 mars 2024 Në ora: 16:22
Klopp

Xabi Alonso ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij.

Pasi përfundoi në shënjestrën ne Bayern Munich dhe Liverpool-it, trajneri i Bayer Leverkusen ka zgjedhur të vazhdojë eksperiencën e tij në drejtim të klubit të Aspirinave.

Vendimi i tij është komentuar edhe nga vetë trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka komentuar vendimin e kolegut të tij.

“Po bën një punë të jashtëzakonshme te Leverkusen.

Ata kanë një skuadër të madhe dhe ka shumë mundësi që ta mbajnë ekipin bashkë”, ka thënë tekniku gjerman.

“E kuptoj se ai ka dëshirë ta bëjë atë. Për sa i takon pjesës tjetër, nuk kam asgjë për të thënë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat