​De Rossi përballet me testin e vërtetë ndërsa afrohet periudha e vështirë

Futboll

​De Rossi përballet me testin e vërtetë ndërsa afrohet periudha e vështirë

Më: 29 mars 2024 Në ora: 18:31
Daniele De Rossi

Daniele De Rossi do të ketë një provë të vërtetë të aftësive të tij në kampionat në javët e ardhshme, ndërsa Roma përgatitet për një seri ndeshjesh tejet të vështira.

De Rossi ka shkëlqyer në fushë që kur mori drejtimin e Romës në janar, duke fituar shtatë nga nëntë ndeshjet e tij të para në ligë, duke humbur vetëm kundër Interit dhe duke barazuar me Fiorentinan. Puna e tij e ka futur klubin në luftën për një përfundim në top katërshe me Bolongan.

De Rossi ka impresionuar gjithashtu në skenën evropiane, duke e udhëhequr Romën në çerekfinale pasi mundi Feyenoord 6:4 në total në “Play-off” dhe Brighton 4:1 në raundin e 16-të, duke bërë menjëherë emër në të gjithë botën.

Testi i De Rossit te Roma

Ndërsa Roma ka një udhëtim të lehtë për t'u përballur me një skuadër relativisht jo mbresëlënëse të Lecces, orari i romakëve pas kësaj duket veçanërisht i vështirë për De Rossin dhe lojtarët e tij, duke krijuar një “pesë javë të vështira”.

Nga 6 prilli deri më 12 maj, Roma do të përballet me Lazion, Milanin dy herë, Udinesen, Bolongan, Napolin, Juventusin dhe Atalantan. Ndërsa përplasjet me Milanin janë në Ligën e Evropës, pjesa tjetër e ndeshjeve është në Serie A, që mund të rezultojnë vendimtare në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Me De Rossin që ka vetëm disa muaj të mbetur në kontratën e tij, Roma po planifikon t'i ofrojë një marrëveshje të re afatgjatë ish-mesfushorit, të etur për të vendosur besimin e tyre tek ai pas fillimit të tij të jashtëzakonshëm te “Giallorossët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat