Miranaj i kthehet Phoniex-it

Futboll

Miranaj i kthehet Phoniex-it

Nga: K.G. Më: 29 mars 2024 Në ora: 21:34
Enis Miranaj

Futbollisti Enis Miranaj i kthehet skuadra së Phoniex të Banjës.

Skuadra e Phoniex ka synim që të sigurojë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A. 

Aktualisht renditet në pozitën e (fundit i dhjeti) me 15 pikë të mbledhura.  

“Lajm i mrekullueshëm! 

Jemi të ngazëllyer të ju njoftojmë se kapiteni Enis Miranaj është kthyer dhe po stërvit me ekipin ai shumë shpejt do të jetë gati për të goditur fushën me fuqi të plotë! 

Pas katër muajve të gjatë të luftës me dëmtime, Enisi ka treguar vendosmëri të jashtëzakonshme për të bërë një rikthim triumfal në ekip në momentet vendimtare.

Të tregojmë mbështetjen tonë dhe ta inkurajojmë atë në vazhdimin e tij për të na frymëzuar të gjithë me pasionin dhe përkushtimin e tij për futbollin”, njofton FC Phoniex.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat