Edon Zhegrova me dy gola çmend Francën 

Futboll

Edon Zhegrova me dy gola çmend Francën 

Nga: K.Goca Më: 29 mars 2024 Në ora: 22:53
Pamje nga ndeshja, Edon Zhegrova me fanellë të kuqe

Edon Zhegrova sonte ka treguar klasin e tij në Kampionatin e Francës. 

Reprezentuesi i Kosovës, i pakapshëm për mbrojtjen e mysafirëve.

Falë tij, LIlle e mposhti me rezultat 2:1 Lens-in, në derbin e javës së 27-të. 

Zhegrova ka shënuar në minutën e 9-të për 1:0

Ai nga rreth 13-14 metra, me goditje të fortë e të saktë shënoi gol të bukur.

Në minutën e 60-të, Zhegrova nga afërsia shkundi portën rivale, 2:0. 

Mysafirët ngushtuan humbje në në minutën e 78-të me golin e Wahi. 

Zhegrova ka treguar formë të lartë, i cili është zëvendësuar në minurtën e 77-të. Lille zë vendin e tretë me 46 pikë e ka katër më shumë se Lens në të gjashtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat