Nainggolan “skanon” Romën

Futboll

Nainggolan “skanon” Romën

Më: 30 mars 2024 Në ora: 12:16
Nainggolan

“A e prisja që De Rossi ta fillonte kështu si trajner i Romës? Po, e prisja, sepse përveç marrëdhënies që kam me të, jam shumë objektiv. Ai ka filozofinë e Spallettit në vizionin e tij për futbollin. Kuptohet, shton edhe idetë e tij në trajning. Tani Roma luan futboll të mirë, shumë më të mirë se kur drejtohej nga Mourinho.

Jose është një trajner i madh, sepse ka fituar shumë në karrierën e tij, por nuk ishte i duhuri për mënyrën se si luajti Roma. Unë shkova për të parë Roma-Salernitana në ditën e parë të kampionatit dhe më zuri gjumi në atë barazim 2-2. Nuk pati gjuajtje në portë, lëvizje të bukura.

Tani Pellegrini është lojtar tjetër. Duhet të kenë një arsye pse lojtarët janë me produktivë dhe fitojnë me De Rossi në stol. Ndeshjet po i luajnë në një mënyrë shumë bindëse. Daniele, duke njohur edhe shumë lojtarë, i përdori cilësitë e tyre dhe ata funksionojnë shumë më mirë. Jo vetëm Pellegrini, por edhe Paredes.

Dybala? Kur erdhi De Rossi tha se ai është i vetmi lojtar që mund të mbetet i lirë në fushë, sepse bën diferencën. Sigurisht që do ta doja Dybala në ekipin tim, por për sa ndeshje do ta kisha në dispozicion? Është një pyetje që do ta bënit gjithmonë. Tani Dybala po luan çdo ndeshje dhe po menaxhohet në një mënyrë tjetër.

Këto janë gjëra të rëndësishme për një lojtar. Tani ai po menaxhohet në mënyrë perfekte. Në një ekip të madh duhet të keni 15-18 lojtarë të gatshëm. Tani Roma mund të përballojë të luajë edhe me një lojtar tjetër në vend të tij. Është Azmoun për shembull.

Situata e Lukakut? Për mundësinë që i dha Roma, po të isha në vend të tij do të qëndroja edhe një vit aty. Roma e mori Lukakun në ditën e fundit të merkatos, me një kontratë të rëndë. Pa këtë mundësi, Romelu do të kishte mbetur te Chelsea pa luajtur.

Personalisht do të tregoja mirënjohje ndaj Romës. Ai është një personazh tjetër, do të duhet ta tregojë historinë e tij për lamtumirën me Interin. Flas me të shpesh, por nuk ndalemi shumë te futbolli. Nuk e di se çfarë do të bëjë, por në vend të tij do t’i jepja mirënjohjen e merituar Romës.

Sulmuesi ideal me të cilin kam luajtur ishte Dzeko. Ai e bën ekipin të luajë mirë, di të japë asiste, luan me kurriz nga porta dhe për një mesfushor kjo është e rëndësishme. Lukaku është përmirësuar shumë në nivel teknik, por nuk është një lojtar shumë i pastër. Lukakun sidoqoftë e kam parë gjithmonë pas stërvitjes duke llogaritur çdo cep të zonës së penalltisë, se si duhet të gjuante. E ka numër 49 këmbën, por gjithmonë i fut në veprim ato”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat