Torino fiton në shtëpi ndaj Monza-s

Futboll

Torino fiton në shtëpi ndaj Monza-s

Më: 30 mars 2024 Në ora: 17:12
Torino

Genoa-Frosinone ndajnë pikët në javën e 30-të të Serie A, me sfidën e luajtur në “Stadio Luigi Ferraris” që u mbyll me barazimin 1-1.

Ishin vendasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Gudmundsson që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 30’ dhe zhbllokoi sfidën.

Vetëm gjashtë minuta më pas miqtë u kundërpërgjigjën me Reinier, që barazoi për Frosinone-n.

Pavarësisht tentativave në pjesën e dytë, ky takim u mbyll me dy gola.

Sa u përket lojtarëve me origjinë shqiptare, Çuni dhe Ibahimoviç u aktivizuan në minutën e 83’, por pa mundur të ndryshonin rrjedhën e lojës.

Pas këtij takimi Genoa renditet në vend të 12-të me 35 pikë, teksa Frosinone në vend të 18-të me 25 pikë.

Ndërkohë Torino fiton me rezultatin 1-0 në shtëpi ndaj Monza-s, me këta të fundit që e mbyllën takimin me dhjetë lojtarë.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, teksa u desh minuta e 69’ që Sanabria të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë dhe të zhbllokonte këtë sfidë.

Si të mos mjaftonte disavantazhi, në minutën e 72’ Pessina u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e Monza-s me dhjetë lojtarë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Trino-n që pas këtij takimi renditet në vend të tetë me 44 pikë, teksa Monza në vend të 11-të me 42 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat