Portieri i Kosovës vlerësohet me notë maksimale në Premier Leaguen angleze

Futboll

Portieri i Kosovës vlerësohet me notë maksimale në Premier Leaguen angleze

Më: 30 mars 2024 Në ora: 19:20
Arijanet Muric

Burnley arriti sot që të marrë një pikë nga përballja në udhëtim ndaj Chelseat.

Ndeshja e luajtur në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 2:2.

Arijanet Muric ishte sërish titullar te Burnley, duke regjistruar kështu paraqitjen e tij të dytë në Premierligë këtë sezon.

Portieri kosovar tregoi sërish aftësitë e veta, duke qenë më i dalluari te skuadra e tij, si dhe më meritori për fitimin e një pike.

Murici u vlerësua me notë maksimale (10) nga faqja e specializuar “SofaScore”.

Portieri shtat lartë pati 11 pritje në total ndaj Chelseat, 8 prej të cilave ishin në goditjet prej brenda zonës.

Notë maksimale nga kjo përballje mori edhe Cole Palmer, i cili ishte autor i të dy golave për “Blutë” e Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat