Enrique beson te mrekullia

Futboll

Enrique beson te mrekullia

Më: 30 mars 2024 Në ora: 19:42
Luis Enrique

E ardhmja e Kylian Mbappe duket se do të jetë te Real Madrid.

Kontrata e sulmuesit me PSG-në skadon në fund të sezonit dhe lojtari ka vendosur të mos e rinovojë duke i hapur rrugën një transferimi me kosto zero te Real Madrid.

Megjithatë, te klubi francez ka nga ta që besojnë se Mbappe mund të ndryshojë mendim dhe të vendosë të qëndrojë. Po flasim për trajnerin Luis Enrique.

Në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Marseille, trajneri spanjoll ka thënë në konferencë për shtyp:

“Shpresoj akoma që të vendosë të qëndrojë te PSG. Nuk na ka komunikuar akoma asgjë… mund të ndryshojë mendimi, apo jo?

“Imagjinoni nëse i fitojmë të katërt titujt dhe Mbappe të vendosë të qëndrojë në momentin e fundit…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat