Limani paralajmëron Dritën

Futboll

Limani paralajmëron Dritën

Më: 31 mars 2024 Në ora: 01:15
Pamje nga një ndeshje

Ish-kapiteni i Dritës, Ardian Limani që tani mbron ngjyrat e klubit të Prishtinës, flet para takimit të parë në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Qendërmbrojtësi i ka bërë me dije se me ndihmën e Plisave, do jenë të pathyeshëm njësoj si ndaj Ballkanit.

Fillimisht Limani komentoi ndeshjen ndaj suharekasve, e cila përfundoi pa gola sot në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit kosovar.

“Pavarësisht që nuk fituam, mendoj që zhvilluam njëren ndër ndeshjet më të mira në aspektin taktik, e gjithashtu angazhimi ka qenë i jashtëzakonshëm” shtoi Ardian Limani

Prishtina do jetë nikoqire e ndeshjes së parë ndaj Dritës, nga dy që zhvilohen në total.

“Nëse luajmë me këtë ritëm, mendoj që jemi të pathyeshëm. E këtë duhet ta deshmojmë të mërkurën me Dritën, me ndeshje të mirë dhe me mbeshtetjen e Plisave do të marrim maksimumin e nevojshëm nga ndeshja e parë gjysmëfinale”  përfundoi mbrojtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat