“E kam shkatërruar trupin tim”, Varane ka një mesazh të rëndësishëm për të birin

Futboll

“E kam shkatërruar trupin tim”, Varane ka një mesazh të rëndësishëm për të birin

Më: 2 prill 2024 Në ora: 15:37
“E kam shkatërruar trupin tim”, Varane ka një mesazh të rëndësishëm për të birin

Një Raphael Varane “i shkatërruar” ka folur për tronditjet në kokë në futboll, me yllin e Manchester United që e ka këshilluar të birin e tij që mos ta godasë topin me kokë.

Varane, i cili ka pësuar tronditje në kokë në ndeshjet me Kombëtaren e Francës dhe Real Madridin, theksoi mungesën e të kuptuarit rreth lëndimeve të kokës në futboll, raporton KosovaPress.

Ai tregoi incidente specifike, të tilla si gjatë ndeshjes së Francës në Kupën e Botës 2014 kundër Nigerisë, ku luajti gjatë gjithë ndeshjes pavarësisht se pësoi një tronditje. Varane zbuloi se si ai luajti në modalitetin "autopilot" pas incidentit, duke theksuar rreziqet e mosnjohjes dhe trajtimit të menjëhershëm të lëndimeve në kokë.

Në një intervistë me “L’Equipe”, Varane tha:

“Unë e mbarova ndeshjen por unë isha në modalitetin ‘autopilot’. Nëse dikush do më fliste asokohe, nuk e di nëse do të isha i aftë të ktheja përgjigjen”.

Sidoqoftë, ai nuk guxoi të mungoj në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Gjermanisë, të cilën Franca e humbi 1:0.

Nuk isha në gjendje normale kështu që po më monitoronin. Kisha humbur peshë sepse isha i dehidratuar, nuk isha në formën më të mirë por luajta sepse ishte një çerekfinale e Kupës së Botës”, tha Varane.

Varane ka pasur probleme të tilla edhe te United, klub ky i cili ua ka ndaluar lojtarëve ta godasin topin më shumë se 10 herë me kokë në stërvitje, gjë kjo e cila nuk mund të kontrollohet më pas në një ndeshje zyrtare. Kjo e ka shtyrë Varanen që ta paralajmërojë të birin e tij shtatë vjeçar që mos ta godasë topin me kokë.

Djali im shtatë vjeçar luan futboll, dhe unë e kam këshilluar që të mos e godasë topin me kokë. Edhe nëse nuk shkakton traumë të menjëhershme, e dimë që në aspektin afatgjatë, tronditjet e shpeshta do të kenë efekte negative. Nuk e di nëse do të jetojë 100 vite, por e di se e kam shkatërruar trupin tim. Si futbollistë që luan në nivelin më të lartë, ne jemi të mësuar me dhimbje, jemi më shumë si ushtarë, djem të fortë, simbol i forcës fizike, por këto simptoma janë gati të padukshme”, tha Varane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat