Po shkëlqen në Ligue 1

Futboll

Po shkëlqen në Ligue 1

Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:57
Youssouf Fofana

vitesh ëhstë pjesë e skuadrës së Monaco dhe duket se gjatë kësaj merkatoje vere do të vijë edhe “hapi i madh”, në karrierën e tij. Bëhet fjalë për “shkatërruesin” francez, të Monaco, Youssouf Fofana, i cili është tashmë një ndër objektivat kryesorë për mesfushën e  “Kuqezvinjve”.

Së fundmi, “ylli” 25-vjeçar i mesfushës, gjatë një prononcimi për kanalin zyrtar të klubit italian, teksa ka folur për mundësinë e transferimit në Milanello në fundin e sezonit, teksa nuk i kurseu fjalët ze bukura për klubin historik italian, megjithatë në fund shtoi se momentalisht është i fokusuar vetëm te rikthimi i Monaco, në UEFA Champions League.

“Mmendoj se Milan është një klub me të vërtetë i madh dhe i shkëlqyer. Të gjithë i njohin ‘Kuqezinjtë’ dhe trofetë që kanë fituar. Po flasim për një nga klubet më të mëdha në botë, që ka fituar shumë.

Gjithsesi, përtej thashethemeve që qarkullojnë në Itali, unë mbetem i fokusuar në misionin tim për të rikthyer Monaco në Champions League”,- u shpreh “ylli” francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat