Fofana ka folur publikisht

Futboll

Fofana ka folur publikisht

Më: 2 prill 2024 Në ora: 18:35
Ibrahimoviç e Pioli

Në orët e fundit, mesfushori i Monaco, Youssouf Fofana ka folur publikisht për një transferim të mundshëm te Milani verën e ardhshme:

“Unë mendoj se Milani është një klub vërtet i madh.

Të gjithë e njohin Milanin dhe arritjet e klubit. Por përveç zërave në Itali, unë mbetem i fokusuar në misionin tim”, shpjegoi 25-vjeçari.

La Gazzetta dello Sport ka folur më në detaje për operacionin e mundshëm që do ta sillte lojtarin në Itali.

Me kontratën që i skadon në 2025, Fofana mund të largohet nga Principata në verë përballë një oferte të përshtatshme, me Monaco që nuk ka gjasa të humbasë mundësinë e fundit për të fituar para nga shitja e tij pasi ka refuzuar 35 milionë nga Nottingham Forest verën e kaluar.

Milani, në rast se klubet e Premier League nuk hyjnë në garë, gjë që do të rriste në mënyrë të pashmangshme çmimin, shpreson të arrijë të finalizojë operacionin me Monaco për rreth 20 milionë euro plus ndonjë bonus.

Një shifër në përputhje me atë që duket të jetë vlerësimi aktual i lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat