Tetova: E doja Vllazninë për të matur forcat, ta shijojmë këtë ndeshje

Futboll

Tetova: E doja Vllazninë për të matur forcat, ta shijojmë këtë ndeshje

Më: 2 prill 2024 Në ora: 19:05
Tetova

Egnatia do të presë ditën e nesërme në orën 15:00 skuadrën e Vllaznisë.

Një “finale” e parakohshme mes dy ekipeve që kërkojnë t’i shkojnë deri në fund Kupës së Shqipërisë.

Gjysmëfinalja e parë mes tyre në “Egnatia Arena” premton shumë emocione dhe luftë sportive. Në Rrogozhinë para hedhjes së shortit e kishin dëshiruar Vllazninë si kundërshtarë dhe ‘dëshira’ e tyre u plotësua.

Edlir Tetova ka analizuar këtë sfidë, ndërsa ka theksuar se donin shkodranët si kundërshtarë për të matur forcat me ekipin më të mirë të sezonit. Ndër të tjera timonieri i rrogozhinasve nënvizoi se skuadra e tij do ta shijojë në maksimum këtë sfidë, teksa vetëm Xhemajli do të mungojë ndaj kuqebluve.

“Po luajmë kundër Vllaznisë ndeshjen e parë. Ndeshje me doza të bukura sepse sfidat mes Vllaznisë dhe Egnatias kanë dhuruar gjithmonë emocione.

E donim Vllazninsë, pasi çdo trajner kërkon të provojë forcën e skuadrës së tij me ekipin më të mirë momentalisht. Shkodranët kanë një sulm interesant dhe po bëjnë mirë, ndërsa kanë marrë masat e duhura.

Do të provojmë mundësitë tonaa dhe të marrim maksimumin nga kjo sfidë. Nuk iu kam kërkuar asgjë ekstra lojtarëve, veçse të shijojnë këtë sfidë, pasi të gjithë e donin këtë përballje. Mungesë të vetme kemi vetëm Xhemajlin.

Nuk bëhen krahasime mes ndeshjeve të kampionatit dhe Kupës. Çdo sezon ka vështirësitë e vetë dhe për ne e rëndësishme është të përmirësojmë gabimet dhe të prodhojmë lojë të bukur.

Tifozët për ne janë shumë të rëndësishëm. Janë lojtari ynë kryesorë dhe besoj se ua kemi shpërblyer besimin me ndeshjet dhe futbollin tërheqës që kemi ofruar”, ka përfunduar Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat