De Zerbi komenton transferimin në Gjermani

Futboll

De Zerbi komenton transferimin në Gjermani

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:50
Roberto De Zerbi

Roberto De Zerbi është një nga trajnerët më të lakmuar për klubet e mëdha në sezonin e ardhshëm.

Tekniku italian i Brighton, i ka bërë të gjithë për vete me stilin që aplikon dhe tashmë është në pritje të shansit të karrierës. Drejtuesit e Bayern Munich pasi kuptuan se nuk mund të firmosin me Xabi Alonson, i kanë kthyer projektorët nga De Zerbi.

Megjithatë, për momentin italiani kërkon të qëndrojë i përqëndruar te Brighton dhe së fundmi shprehet se e ndjen veten shumë krenar që trajnon klubin anglez.

“Në këtë moment ju më pyesni shumë herë nëse do të largohem. Unë jam krenar që jam trajner i Brighton. E di që jam vërtet me fat që punoj me këta lojtarë dhe që punoj me këtë klub.

Do të doja të garoja me një skuadër të plotë, por, përpiqem të luaj me lojtarët në dispozicion dhe mendoj se ata janë të mjaftueshëm. Ka kohë për të ardhmen”, u shpreh De Zerbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat