Synon të firmosë para kohe me të përzgjedhurin e Liverpoolin

Futboll

Synon të firmosë para kohe me të përzgjedhurin e Liverpoolin

Më: 3 prill 2024 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Trajneri portugez Ruben Amorim është kthyer në një emër të përfolur për të firmosur me disa skuadra “big” në Europë sezonin tjetër. Kur dukej se Liverpool ishte në “pole” për të siguruar shërbimet e 39-vjeçarit (aktualisht drejton Sporting CP), një lajm surprizë vjen nga Anglia.

Barcelona është gjithashu në garë për të nënshkruar me Ruben Amorim dhe për të mposhtur konkurrencën është duke lëvizur më shpejt se “reds”. Mësohet se drejtuesit e klubit katalanas kanë takuar menaxhin e Amorim, për të dëgjuar pretendimet e tij dhe mbyllur marrëveshjen.

Një lëvizje “rrufe” për të evituar që portugezi të firmosë me Liverpool, ku konsiderohej si pasardhësi i Jurgen Klopp. Ky i fundit do të lërë “reds” në fund të sezonit, por të njëjtën gjë do të bëjë edhe Xavi, që do të largohet nga Barcelona.

Kështu, duket sikur është bërë një garë me kohën se kush do të nënshkruajë më parë me Amorim. Kjo ndodhi edhe për faktin se Xabi Alonso, një tjetër kandidat për stolin e Liverpool, vendosi të qëndrojë te Bayer Leverkusen.

Sipas “The Independent”, skuadra e Liverpool rrezikon të mbesë sërish duarbosh, ndaj alternativa e tretë mund të jetë italiani Roberto De Zerbi. Për trajnerin e Brighton është interesuar edhe Bayern Munich, ndaj situata është ende kaotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat