“Sirena” angleze për Bremerin

Futboll

“Sirena” angleze për Bremerin

Më: 4 prill 2024 Në ora: 12:36
Pamje nga një ndeshje

Drejtuesit e Juventusit po shikojnë përreth për të verifikuar mundësitë që ofron merkatoja në funksion të sezonit të ardhshëm.

Pra, jo vetëm parametrat zero, nënvizon “Tuttosport”, por edhe ato lojtarë, kontratat e të cilëve skadon në vitin 2025. Për të parët, pra ata që do dalin të lirë në qershor, Juventusi po reflekton mbi dy elementë që ka në shtëpi: Rugani dhe Rabiot.

Në veçanti, diskutimi për francezin është më kompleks, si për faktin se klubet e Premier League po e joshin me paga të larta, ashtu edhe për shkak se rinovimi do të ishte domethënës për arkën e Juventusit. Një çështje që kërkon reflektime të thelluara, të pakufizuara vetëm në aspektin teknik.

Megjithatë, mesfushori nuk është i vetmi lojtar i Juventusit i lakmuar në Angli. Gleison Bremer është gjithashtu shumë i popullarizuar në Premuier League, teksa ka treguar performanca të shkëlqyera me bardhezinjtë, ndeshje pas ndeshjeje. Juventusi do të dëgjojë oferta jo më pak se 70 milionë euro për të dhe Manchester United, i interesuar, e di këtë.

Nuk është rastësi që “radarët” e drejtuar nga “Continassa” shpesh fokusojnë mbrojtësit. I pari në listë është Diomande, 20-vjeçari i Sportingut, çmimi i të cilit është afër 40 milionë euro, por klubi portugez mund të jetë i interesuar për Kaio Jorge.

Tani ka dalë në skenë edhe emri i francezit Maxence Lacroix, 23 vjeç, mbrojtësi gjigant i Wolfsburgut, me këmbë të djathtë, por që mund të luajë edhe në të majtë, kontrata e të cilit me klubin gjerman skadon në qershor 2025. Profil i pëlqyer edhe nga Milani. Çmimi i tij llogaritet në 20 milionë euro. Pra, në realitet ka vend për negociata dhe për rrjedhojë, besim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat