Avdijaj suspendohet me dy ndeshje për gjestin josportiv

Futboll

Avdijaj suspendohet me dy ndeshje për gjestin josportiv

Më: 4 prill 2024 Në ora: 18:56
Donis Avdijaj

Sulmuesi i Hartbergut, Donis Avdijaj është suspenduar me dy ndeshje për gjestin josportiv në ndeshjen ndaj Rapid Vjenës.

Sulmuesi Donis Avdijaj u përjashtua në minutën e 88-të, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen që skuadra e tij Hartbergu e humbi të dielën në xhiron e 24-t të Bundesligës austriake.

Hartbergu humbi me rezultatin 3:0 në shtëpi nga Rapidi, ndërsa Donis Avdijaj u përjashtua me karton të kuq. Ai bëri një gjest josportiv. Gjesti i tij ditë më parë u dënua edhe nga trajneri i Hartbergut, Markus Schopp.

Hartbergu është në grupin që lufton për titull kampioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat