Mourinho ka gati 3 oferta në tavolinë

Futboll

Mourinho ka gati 3 oferta në tavolinë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 13:33
Jose Mourinho

Trajneri Jose Mourinho po përgatit rikthimin e radhës. Pas largimit nga Roma në mes të këtij sezoni, trajneri portugez ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite. Ai deklaroi se do të qëndronte disa muaj pushim, por së fundi ka pranuar se është gati që duke nisur nga kjo verë të rinisë punën.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, për Jose Mourinho kanë ardhur tri oferta të rëndësishme në tavolinë, për të cilat ai po diskuton me menaxherin e tij Jorge Mendes. Oferta nga Arabia Saudite është ende e disponueshme për të, teksa kampionati arab e ka gjithnjë në shënjestër.

Ajo që befason janë dy ofertat e tjera, njëra prej të cilavë është sërish nga Italia. Bëhet fjalë për ekipin e Napoli, me presidentin De Laurentiis që është gati t’i japë “çekun e bardhë” portugezit për të patur si trajnerin e tij. Një ofertë joshëse për portugezin, që nuk ka reaguar ende.

Oferta e tretë duket se ka ardhur nga Anglia e më saktë nga skuadra e Liverpool. Drejtuesit e “reds” po kërkojnë pasuesin e Jurgen Klopp, që do të lërë ekipin në fund të sezonit dhe Mourinho është një kandidat potencial. Portugezi e njeh mirë Anglinë dhe mund të joshet nga ideja për të drejtuar në “Anfield”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat