Hermoso ka kontratë deri në fund të sezonit

Futboll

Hermoso ka kontratë deri në fund të sezonit

Më: 5 prill 2024 Në ora: 15:52
Mario Hermoso

Pas mesfushorit Piotr Zielinski dhe sulmuesit Mehdi Taremi, Interi është gati për një tjetër goditje me parametra zero për verën e ardhshme, këtë herë në repartin e mbrojtjes.

Mbrojtësi 28-vjeçar i Atleticos së Madridit, Mario Hermoso është emri i shënuar prej kohësh në listën e Marottës dhe Ausilios, teksa media pranë klubit zikaltër bën me dije se edhe trajneri Inzaghi ka dhënë miratimin për firmën me spanjollin.

Hermoso ka kontratë deri në fund të sezonit me madrilenët dhe deri tani ka refuzuar çdo ofertë për të rinovuar, teksa nga kjo situatë zikaltrit janë gati të përfitojnë për t’i ofruar një kontratë 5-vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon.

Në këtë mënyrë ai do të shndërrohej në një alternativë mjaft të vlefshme edhe për Bastonin në prapavijën zikaltër, teksa te Hermoso vlerësohet shumë edhe eksperienca në nivelin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat