Kroos i kundërpërgjigjet Guardiolas

Futboll

Kroos i kundërpërgjigjet Guardiolas

Më: 5 prill 2024 Në ora: 16:51
Toni Kroos

Toni Kroos pranoi se pauza nëntëditore para ndeshjes kundër Manchester Cityt “më pëlqen shumë”, por ai nuk pret që të “kemi një avantazh të madh”.

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, ka kritikuar FA dhe Premier League, duke i akuzuar ata për minimin e përpjekjeve të Cityt për të mbrojtur titullin në Champions.

Guardiola tha: “Real-i ka nëntë ditë për t’u përgatitur për ndeshjen tonë. Nëntë ditë! Ata luajnë këtë fundjavë dhe pastaj nuk luajnë ditën e ndeshjes sonë – ndërsa unë jam duke menduar, ‘Oh, më jepni edhe një ditë!’.

“Me një ditë më shumë diferenca është e madhe, por nuk ka asnjë shans. Unë mbroj klubin tim dhe është me të vërtetë e vështirë të luash çdo tri ditë dhe klubet e tjera nuk e këtë atë situatë”.

Në përgjigje të komenteve të Guardiolës, Kroos ofroi një këndvështrim të kundërt. Në një podcast me vëllanë e tij Felix të quajtur “Einfach mal Luppen”, duke pranuar natyrën e pazakontë të pushimit nëntëditor, ai sugjeroi se kjo nuk do të ndikojë ndjeshëm në rezultatin e ndeshjes kundër Cityt.

“Nuk jemi mësuar të mos luajmë për nëntë ditë”, tha mesfushori gjerman. “Nëse më pyet sot, më pëlqen shumë. Nuk do të jetë një disavantazh për ne, por nuk e di nëse do të jetë një avantazh i madh. Të gjithë jemi mësuar të luajmë çdo javë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat