Ish-drejtori i Barcelonës: Suarez na bllokoi Haaland!

Futboll

Ish-drejtori i Barcelonës: Suarez na bllokoi Haaland!

Më: 5 prill 2024 Në ora: 22:49
Mbappe e Haaland

Kylian Mbappe dhe Erling Haaland mund të kishin qenë shokë skuadre te Barcelona. E zbulon këtë ish-anëtari i bordit të katalanasve, Javier Bordas.

Ky i fundit theksoi se blaugranat i kishin paratë për të transferuar Mbappe nga Monaco në momentin që shitën Neymar te Paris Saint-Germain, por disa drejtues menduan në atë moment se Dembele ishte më i përshtatshëm. Jo vetëm kaq, pasi Bordas tha se katalanasit ishin shumë pranë Haaland, por në atë periudhë, Luis Suarez nuk linte hapësira për sulmues të tjerë.

“Nëse do të më dëgjonin tani Barcelona do të kishte në skuadër Mbappe.

Fituam 222 milionë nga shitja e Neymar dhe i kishim paratë për të transferuar Mbappe, që do të na kushtonte 130 milionë milionë plus bonuse. lojtari do të fitonte diku te 10 deri në 16 milionë euro.

Por, drejtuesit preferuan Dembele. Unë fola edhe me babain e lojtarin dhe ai ishte gati të vinte në Barcelona, mendova se do e transferonim, por nuk u bë.

E njëjta histori edhe me Haaland. Ai dëshironte transferimin në Spanjë te Barcelona. Kushtonte 20 milionë euro nga Salzburgu, ndërsa 20 të tjera do të shkonin për agjentin, Mino Raiola. Ai kishte “shpërthyer”, por ishte Suarez në skuadër dhe stafi teknik vendosi të mos e transferonte”, u shpreh Bordas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat